|
 |
|
wWw.DardaniaSot.Ch |
|
|
|
|
|
 |
|
Lexo Artikuj |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Dashuri : " Mos ta dijë gruaja " ! Ja cfarë na fshehin burrat
E shkruar nga : AlbiX
Ca gjëra i kuptojmë, për të tjera jemi gati për gjithçka që të mësojmë ç’bluan në kokë ai. Por tani është më e lehtë me 11 ish-sekretet e tyre të zbuluara.
Kur kemi qenë adoleshente, i dashuri moshatar apo pak vite më i madh se ne, sigurisht që ishte shumë i lumtur që kishte në krahë një vajzë simpatike, të zgjuar, të ëmbël, që dukej shumë mirë me ato veshjet e thjeshta sa herë hynte në shkollë. Po ja që një ditë me siguri ka kaluar një nga to vajzat super-seksi të qytetit dhe ai nuk e ka pasur problem të kthente kokën dhe të na linte me minuta të tëra përballë atij spektakli të pakëndshëm. Kur e kemi pyetur me mërzinë e justifikuar nëse e pëlqente aq shumë atë tjetrën që po ia ngulte paturpësisht sytë, ai sigurisht ka shprehur gjithë “burrërinë” e tij me një përgjigje të prerë: “Po më pëlqen, pse mos të më pëlqejë?!”. Ja arsyeja që pas disa ditësh nuk na shikonin më bashkë.
Por vjen një kohë në jetën e çdo mashkulli kur ai zbulon dobinë që ka fshehja e një pjese të madhe të impulseve të tij. Ai nis gati të mësojë përmendësh ato kotësitë e vogla që ne kemi aq qejf t’i dëgjojmë: “Dal për vrap vetëm për të mbajtur trupin në formë që të të mbaj pas vetes”. “Jo, zemër, unë mendoj se ti i jep shumë mirë makinës”. “As që e vura re fare atë, po shihja ato atletet në vitrinë”. Dhe në fakt kjo për ta nuk është një gënjeshtër e pacipë, kjo është thjesht një mënyrë për t’i bërë gjërat më të lehta. Megjithatë, jo të gjithë specialistët e martesave bien në një mendje. “Këto gënjeshtra të bardha janë të pafajshme, por mund të të ngatërrojnë ndonjëherë. Shumë gra mendojnë se, meqë bashkëshorti gënjen për diçka të vogël, atëherë ai mund të gënjejë dhe për diçka tjetër. Madje shkojnë dhe më tej: Mos ka një marrëdhënie paralele? Pra, për të fituar besim duhet të tregohesh i sinqertë dhe për gjërat e vogla”. Është si të thuash një mision i pamundur për të na kënaqur gjithmonë. Megjithatë, ata disa sekrete i mbajnë përherë. Të paktën kështu mendojnë. Këtu janë më kryesoret. Disa i kemi dyshuar prej kohësh, disa janë pak të hidhura dhe disa shumë të ëmbla. Hidhini një sy artikullit dhe do kuptoni se e vërteta rreth meshkujve nuk është aq e shëmtuar.
Sekreti nr. 1: Po, ata joshen 10 herë në ditë nga femra të tjera, po kjo nuk do të thotë se nuk na duan
Në rast se pyetja më e vjetër në historinë e çifteve është: “Çfarë ka për drekë?” ajo që vjen pas është “Po shikoje atë tjetrën?”. Dhe përgjigjja e vërtetë do të ishte: “Po, po e shihja”. Dhe në rast se ne ndonjëherë mendojmë se partneri nuk e vuri re aspak atë çupëlinën me bluzë të ngushtë dhe me një mini xhins në majë të këmbëve kilometrike, atëherë duhet të mësojmë që ai ka aftësinë të shohë qartë me bisht të syrit. Kur një grua e pashme kalon afër tyre dhe kur ajo për më tepër ka veshur dhe diçka provokuese, edhe po të jenë të shoqëruar, ata kanë një tundim tepër të fortë për ta parë. Ata e dinë mirë që kjo neve nuk na pëlqen aspak, por është vërtet një magnet instiktiv, që aktivizohet në sytë e mashkullit sapo një “objekt” me pol të kundërt dhe me pamje joshëse kalon pranë.
Sekreti nr. 2: Ai shkon për vrap për të qëndruar pak larg teje
Në vend të vrapit mund të jetë dhe palestra apo bilardoja. Në fakt nuk është se krejt papritur ai ndërgjegjësohet për barkun që po i kërcen mbi rripin pantallonave apo është ndonjë i apasionuar i madh pas bilardos, madje mund të jetë dhe dobët në atë lojë, por ai del për t’u larguar nga ne që ankohemi pa pushim dhe nga fëmijët që bërtasin kështu. Pra, të shkuarit për vrap nuk është thjesht vrap. Madje që në mes të rrugës ata i kap një dëshirë për t’u shtrirë në divanin e sallonit me kalamajtë që bërtasin përreth. Po ja që sa herë lënë shtëpinë për një justifikim të tillë, që nuk parashikon mundësinë për të na marrë me vete, me shumë mundësi e bëjnë për t’u larguar.
Sekreti nr. 3: Ata nuk i besojnë as vetë premtimet që na bëjnë
Kjo në fakt është goditje pak e fortë për ne, prandaj po themi më të rëndësishmen në fillim: Ata na duan fort. Ata mendojnë se jemi fantastike (sa kohë flitet për një lidhje të shëndoshë). Shumicën e kohës ata janë të kënaqur për zgjedhjen e bërë që na kanë qëndruar besnikë e kanë kaluar një pjesë të jetës me fëmijët, familjen dhe miqtë e përbashkët apo përballë televizorit në dhomën e ndenjjes.
Por ama shumica e tyre nuk i kanë kaluar vitet më produktive duke menduar: “Mezi po pres të bie në dashuri me një vajzë dhe të plakem me të”. Në vend të kësaj sigurisht që kanë vrarë mendjen se me sa femra të ngjashme me Pamela Anderson do flenë para se të kalojnë të 30-at. Dhe zakonisht u duhen ca vite sa ta heqin nga mendja këtë mendim.
Sekreti nr. 4: Të fituarit e parave e bën ata të ndihen të rëndësishëm
Në disa çifte gratë fitojnë më shumë. Kjo sigurisht është një arritje për femrat, për të cilën janë të lumtur dhe meshkujt. Po kjo në fakt është ajo që na thonë. Në të vërtetë ata janë aq krenarë, konkurrentë, egomaniakë, sa s’e kanë të lehtë ta pranojnë. Sigurisht që nuk është se ne do ta besonim që ai e ka të lehtë të presë kur gatuajmë ato që kemi blerë me lekët e fituara vetë.
Sekreti nr. 5: Megjithëse shpesh protestojnë, ata kanë qejf të rregullojnë gjëra nëpër shtëpi
Duhet t’ju lutemi me ditë për rubinetet, kanatat e dollapëve, suvanë e tavanit, që ata më në fund pas shumë kundërshtimesh, shtytjesh e harresash të marrin ato vegla që nuk ua dimë as emrin e të nisin punën. Por kjo zvarritje nuk është asgjë më shumë se një lojë fëmijësh, që atyre u pëlqen. Sepse në të vërtetë ata e kanë me qejf rregullimin e gjërave. I bën të ndihen mirë kur nga duart e tyre rregullohet diçka që pa këtë ndërhyrje do mbetej e prishur përgjithmonë (sigurisht ekzistojnë dhe hidraulikët e marangozët, duke ditur se këta në shtëpinë e tyre bëjnë të njëjtat kapriço). Por qëllimi pse nuk e thonë kurrë këtë është se gratë, sipas tyre, nuk e bëjnë dot ndryshimin ndërmjet të rregulluarit e një rubineti me derdhjen plehrave, duke i quajtur të dyja detyra të meshkujve, që duhet t’i kryejnë në fundjavë, pak a shumë në kohën kur ka nisur ndonjë ndeshje futbolli apo garë makinash. Por ata e duan atë lutjen tonë të përsëritur, inatin, tonë dhe zbutjen pas pak minutash, ndonjë kompliment të thënë shkarazi dhe sigurisht dhe shkallët që nuk kërcasin. Ja ku u doli sekreti!
Sekreti nr.6: Atyre u pëlqen kur i përkëdhelim dhe kujdesemi për ta si mama, por i tmerron ideja se do bëhemi si mamatë tona
Për këtë duan një shuplakë të fortë. Po s’kemi çfarë bëjmë. Vetë po kërkonim të mësonim sekretet. Pastaj, jo për t’i justifikuar, por nuk u vihet shumë faj. Fundja fare ata i kanë vjehrra.
Sekreti nr. 7: Çdo vit (apo dekadë) na duan më shumë
Sigurisht, duken si të rritur. Kanë në gardërobë ca kostume. Madje ndonjëherë porosisin dhe verë të mirë pa iu trembur syri. Por megjithëse i ngjajnë babait të tyre kur ka pasur atë moshë, ata akoma ndihen po ata djemtë katërvjeçarë që e tërhiqnin babain nga këmbët e pantallonave.
Me aq shumë kate ta paarritura në qiellgërvishtësin e rritjes së tyre emocionale, ata ndiejnë se vetëm sa kanë nisur të na duan në mënyrën dhe forcën që do e bëjnë këtë kur të jenë 40, 50 vjeç e më tej. Këtë sigurisht që nuk na e shpjegojnë, sepse do tingëllonte sikur tani nuk na duan. Duhet ca kohë që ata të vlerësojnë partneren përtej anëve seksuale. Por sa më shumë piqen, aq më shumë na duan, sepse mësojnë të vlerësojnë përmasat tona intelektuale dhe shpirtërore, që në fillim nuk i vënë rëndësi. Ato pritshmëritë “në pasuri e varfëri”, “në të mirë e në të keqe” nuk dalin përpara që në fillim. Në këto kohë të rralla ata ndërgjegjësohen për çfarë nuk ishin bërë të ndërgjegjshëm më parë.
Sekreti nr. 8: Ata shpesh nuk e kuptojnë fare bisedën
Të gjitha ne gjatë ditës mendojmë ca çështje të komplikuara e të thella rreth lidhjes. Dhe kur kthehemi në shtëpi duam të diskutojmë rreth tyre. Gjatë këtyre diskutimeve që do t’i kishte zili as më shumë e as më pak po ndonjë filozof apo psikolog, partneri yt rri ulur përballë duke mërmëritur herë pas here fraza të llojit “Patjetër, të kuptoj” , “Kjo është e logjikshme” apo “do mundohem t’i bëj gjërat më mirë”. Epo ai nuk po kupton asgjë. As ka kuptim fare për të e gjitha kjo. Dhe vërtetë nuk do t’i përsëriste gabimet po të kuptonte për çfarë po i flasim. Nuk është se nuk i bëhet vonë. Por aty ku ne kemi aftësinë për të tjerrë dhe analizuar çështjet, atij i korrespondon ndonjë mendim për sportin.
Sekreti nr. 9: Ata kanë shumë frikë kur jemi ne në timon
Do ta dish si ta katandisësh burrin tënd të fortë dhe të pamposhtur në një masë drithëruese frike? Kërkoji çelësat e makinës. Ata kanë frikë për vdekje kur në timon qëndrojmë ne. Edhe pse ai mund të ketë përpunuar metoda diplomatike për të shmangur çastin kur ne kërkojmë të drejtojmë makinën për t’u ulur në vendin e shoferit, ai ka një mosbesim të madh për aftësitë tona në këtë drejtim. Ti ndërkohë je e bindur se e bën këtë dhe më mirë se ai, po vetëm se po humbet rrahjet e zemrës që i ke provokuar partnerit e jo prej dashurisë.
Sekreti nr. 10: Ata gjithmonë do donin të ishin 25 vjeç
Thuajse të gjithë të rinjtë telashet, aventurat, koncertet, kampingjet, udhëtimet nuk i kanë lënë pa provuar. Dhe kanë shumë të drejtë të ndiejnë mall për to. Qenë kohëra të lavdishme kur plot besim në vetvete dhe shpresa të çmendura gati preknin qiellin. Pa kërkesë llogarie, pa përgjegjësi, i gjithë angazhimi ishte: sa më shumë femra, pije, dallgë të larta dhe rrugë të vështira. Tani sigurisht kanë komoditetin, një grua që do t’i dojë gjithë jetën, që e kanë zgjedhur vetë, një punë të rehatshme, por ama megjithëse na duan, shpirti nuk u ndahet as nga ai stil jete, që të paktën në retrospektivë nuk ka të sharë. Kështu që nuk duhen kritikuar kur sjellin cd të grupeve të rok-ut në shtëpi, apo kanë me aq merak ato dorezat prej meshini.
Sekreti nr. 11: Po t’u japim pak, janë gati të na japin botën
Mund të ketë ndodhur që disa prej tyre vendimin më të rëndësishëm në jetë për sa i përket martesës së tyre e kanë marrë pas një çasti reflektimi, larg syve të vajzës që duan apo përkëdheljeve e të saj. Ndoshta shtrirë në bordin e një varke që vozit në ujërat e një deti, ku ajo nuk e ka ndaluar të shkojë, apo në një kasolle në mal, ku ajo sërish nuk është treguar dyshuese para se t’i uronte të bënte qejf. Ata e dinë se kjo i kushton një femre dhe e vlerësojnë. Kjo është gjëja më e rëndësishme që një mashkull nuk e thotë kurrë: në rast se e lejon të kalojë një natë me shoqërinë, të harrohet në një mbrëmje pokeri, të shkojë për peshk ose për vozitje vetëm, nuk do ta harrojë kurrë dhe do ta vlerësojë më tepër se ç’pandehim ne. Dhe rrallë do dojë të lërë vetëm një partnere të tillë. Kjo është e vërteta
****************************************************************
Si thone bëj seks ne gjuhen e....
E shkruar nga :ZhuTa |
|
|
|
|
|
|
 |
|
Irc.DardaniaSot.Ch |
|
|
|
|
|
 |
|
Bashkunim |
|
|
|
|
|
|
www.AlbaShow.Com
www.KengaShqipe.Com
www.ShoqeriaChat.NeT
www.ShqipKiss.Ch |
|
|
|
|
|
 |
|
Poezi Dashurie |
|
|
|
|
|
|
…::: PoeZia :::…
....:::: Javore ::::....
Ne kete ore te von te nates, te mendoj,,, shikoj qiellin henen yjet, po ti a i shikon?? Mos ka re, ne qiellin tend, qe syt e tu spo pasqyrohen, mos e ke nje ylle ne krah e un as qe po te kujtohem?!?! Vertet te dua kaq marrezisht por çudi, s'diej xhelozi, qofsh i lumtur kudo qofsh, se vuaj un edhe per ty...
simpati te kam por smundem teta them.ah kjo medyshje zemren po ma vret.se kam fare te left tete them te dua.por ku ta di un se cka ndjen ti per mua
kur te vje dita e fundit per mua dua te vdes ne duart tua kur te me sheh te vdekur bone zemren hekur kur te me lishojn ne varr kujtoje zemren time qe vetem ty ta pata fal.
A pot flet dikush me embel se une,a pot fale dikush lumturi ma shume,a po te mungon naten perqafimi im a mundet dikush me zen vendin tim..
Hape zemren dhe vajto, hape dritaren dhe shiqo, hape letren dhe lexo: "TE DUA ZEMER MOS HARRO"
Do Te Vdes Me Mall Eme Lot Ne Sy Dhe Engjujve Do Tju Them Se Jeta Jem Ishe Dhe Mbete Vetem Ti
Uné po vuaj , ti se kupton.
Uné po tretém , ti s'mé shikon.
Uné po çmendém , ti s'mé beson.
Uné po vdes ' ti po jeton.
Edhe Pse S`me Don Une Te Dashuroj Edhe Ne Vdeksha Nuk Do Te Harroj!!!!
Per here te pare,
ne Chat te takova,
dhe nje bised me ty,
une ja fillova.
Me the se kerkon,
nje bised si shoqeri,
e te mos keqkuptohemi jo per Dashuri.
Une kete e pranova
dhe bisedn me ty fillova
e pastaj E-mail adres me kerkove
dhe E-maila po me shkrove.
Mbas nje kohe,
numrin e Telefonit,
mua ma kerkove,
une ty numrin ta dhash
e ti ne telefon u lajmrove.
Por mbas nje kohe,
ti erdhe ketu
dhe me pyte a ka mundesi,
ne dy me u taku.
U takuam vetem disa minuta,
se per me gjat nuk kisha kohe une,
se ate dite qe erdhe ti,
une isha ne pune.
E kur nje dite mua,
telefoni me cingeroj,
e ti mu lajmerovedhe,
dhe nje pytje ma perjashtove.
Me pyte a mundem une ta paramendoj,
me ty nje dashuri te ja filloj,
dhe a kam menduar dikur per nje dashuri,
me ty e jo qe te mbetem vetem ne shoqeri.
Pergjigja ime ishte:"Jo"
por do te mendoj,
dhe pergjigjen une ty,
do ta tregoj.
Por sa me shum qe per ty mendova,
aq me shum une ne ty u Dashurova,
dhe pergjigjen "Po" ta dhash,
e prej ate dite ne jemi tash bashk.
Tash njeri tjetrin ne e dashurojm,
jeten pa njeri tjetrin nuk mundet ta paramendojm,
tash ne dy jemi te fejuar,
e vitin e ardhshem kemi me u martuar.
Pergjithmon kemi me u bashkuar,
jeten se bashku kemi me e kaluar,
te lumtur dhe te pa ndar ne do te jetojm,
deri ne vdekje e per gjithmon,
se une ty te dua dhe ti mua me don!!!
Me don dhe te dua ,
keto jan fjal te vertet,
do ta dojm njeri tjetrin,
I Dashur sa te jet jete !!!
Cilu tok e merrem.
Ne tok mi mbulo eshtrat.
Se me vrau njeriu.
Qe me shumti e desha.
Ne dasmen tende un do te vi anesh do te rri mos ma bjer goten me raki se ta mbushi me lotet e mi
You can fall from the sky,u can fall from a tree but the best way to fall is in love with me!
S'me duhet jeta me lot ne sy,s'me duhet jeta ne mengjes pa ty,s'me duhet jeta me nje fotografi' s'me duhet jeta kur pran s'te kam ty.......
Nése kam njé loté,
Fshima ti o engjell,
Nése kam pak frymé,
Thithe ti o shpirt,
Nése kam njé jeté,
Jetoje ti pér mua,
Gjdo gjé timen merre,
Veç mé ler té té DUA...........
Kisha dashtë t`jem hije,
e kur je i fjetur,
të ulem pranë teje,
të të puthë mbi vetull!
Mé fal qé té dua kaq shum,
Mé fal qé né zemér té léndoj,
Mé fal por ésht tepér voné,
Nuk mundén ty uné té harroj,
Une nuk jam si te tjera deri tash qe ti ke pas nuk lejoj qe dikush zemren time me ma plas
Mos trokit më në derën time,
se ajo është mbyll,
së në zemrën që e theve
kurr s’ke për të hyrë.
PSE NE ZEMREN TIME MUNGON DASHURIJA,PSE NE ZEMREN TIME VUAN VETMIA,PSE NE ZEMREN TIME GJAKU U HELMUA,ATE ZEMER QE E DESHTA PERSE U LARGUA..?
Si ndihesh sonte kur afer sme ke ?Si te kalon nata kur mua sme sheh?Si te rrin te qeta buzet e tua? Si po te shkojn ditet kur sme sheh mua?
nese nuk me shkruan sms tu thyft ajo dor naten e marteses u bafsh hor diten e marteses raft 1m bore kur te hysh dhenderr u ndalt rryma 24 orë
Ku je mshef qe nuk pot sho qka ke vesh qe nuk pot njoh a mos emrin e ke ndrru qe spo te bjen ndermend per mu
E kam menduar, si te them te dua, por mbeti veç ne mendime,,, derisa nje dite te thashe ne net O SHPIRT JE ZEMRA IMEEEEEE.....
Vuajtjen Per Ty Ndoshta Do Ta Ndal Por Gabimin E Bere Kurr Nuk Do Ta Fal
Djem Si Ty Ka Plot Po Vajza Si Un Sta Rrasin Fort
O pellumba te paqes ejani tek une!T'ju le nje mesazh per djalin qe e dua shume:"Dot shkoj nga kjo bote,se pa te smunde te jetoj,e dua aq shume sa qe dhe n'boten tjeter ate zdo ta harroj"!!!
Si rrezet e diellit qe ngorhin token, si yjet e nates qe rrethojne boten, si engjell mbrojtes je ti per mua, cfare me ke bere qe kaq shume Të Dua
Syri me loton,se pran ste kam ty,zemra po coptohet kur mendoj per ty,shpirti po me dhemb,se larg,larg te kam ty.
pse o vdekje as kush ste don pse gjdo kush te debonn eja tek une me mall te pres mos shko te aj qe zdon te vdes eja te une mjera qe fort te kerkojjj eja se jamm ne moment me te veshtir te adhurojjj wetem ty o vdekje e embel te kerkojjj sikur te vdes do te jem krenare do te themm LAMTUMIRE BOT TRADHTARE
Mos me thuaj te dua,kur me lendon,mos me thuaj te dua,kur me tradhton,mos me thuaj te dua,se zemren po ma copton,mos me thuaj te dua,kur don me u largua,mos me thuaj te dua,nese nuk me don met vertet,me mir largohu nga un,dhe me ler te qet.
Hyre ne Jeten timme pa me pyetur mua!!Hyre ne Zemren timee pa te then "TE DUA" ,hyre ne qdo qeliz te trupit tim ,deri sa mu bere sëmundje pa sherim..!!
Perse qenka jeta? Perse qenka loti? Perse une me kot jetoj? Kur ti prane meje s'je dhe une dot nuk te shikoj.
Nuk jam poete qe bukur me shkru,nuk i kam fjalet e bukura per ti dergu,nuk di bukur te recitoj,po shkruaj ata fjal qe mendoj,per ate njeri qe un dashuroj.
Do te bëhem zog kur ti zdo t'më njohësh, do të vi në dasëm kur ti të martohesh, do të bjer tupani, për ardhmërinë tuaj, e unë si e mjerë, për ty do të vuaj.
Ndonjehere dua te qaj, ta largoj merzine qe kam, ate merzi qe kam per ty, ate merzi qe ste shoh dot me sy.
Nuk e di si te tregoj, qe te them te dashuroj, nuk e di si do reagosh, do me thuesh te dua, apo do te me harrosh.
Me ka mare malli te shoh me sy, me ka mare malli te rri me ty, me ka mare malli buzen ta shijoj, jo se e kam puthur ndonjehere, por dua ta provoj
Linda per vete Jetova per ty Plagosa shpirtin te sherova ty Harrova veten Te kujtova ty Linda per vete dhe do vdes per ty.
Largesia eshte armiku i vertete i te dashuruarve...por eshte dhe ajo qe me shume nga te gjithe na ben te ditur se sa duhemi...
ne emer te jetes jeto per mua ne emer te dhimbjes vuaj per mua ne emer te dashuris me thuaj te dua kur te vdes un ti te jesh me mua
ti fali syt nese ti i shikon ti duart nese ti i shtrengon ta fali shpirtin nese ti me perqafon ta fali zemren nese ti me don
sy te zi ka plot por ata jan te kot i vetmi per mua je ti ne ket bote
ne zemren time je si dikur,per qdo gje mund te pendohem,por qe te dua kurr.......
mos rri shum ne mendime se ta kam fal ty zemren time!te kam than mos qaj me lot se ty te dua mas shumti ne ket bot...
Disa Fjal Po Ti Shkruaja Që Zemra Jote Mos Të Vuaj,Disa Fjal Po Ti Them Që Zemrat Tona Pran Të Jen….!
Në krevat kur të jesh
dhe te shkon mendja për mua
atëher shko në skaj
dhe lë vend për mua
…::: PoeZia ::::…
....::: Javore ::::... |
|
|
|
|